Bëni këto pyetje vetes para se të blini makinën:
A mund të përballoj shpenzimet karburantit, taksat dhe siguracionin?
Ku do e parkoj makinën (kryesisht gjatë kohës që jam në shtëpi) ?
Bëni krahasim të makinës që dëshironi të blini me modele të ndryshme të po të njëjtës kategori. Kështu mund të dalloni avantazhet dhe disavantazhet e makinës që keni zgjedhur.
Mos bini në kurthin e tendecave.
Makinat Mercedes Benz, BMW, Audi etj, janë marka prestigjoze dhe në të njëjtën kohë kushtojnë shumë më tepër, edhe pse mund t’ju bëjë të njëjtën punë, ashtu si makina e një marke më pak të njohur.
Kërkimi i makinës së duhur.
Mund të kërkoni edhe të identifikoni makinën për historikun e saj nëpërmjet numrit të shasisë.
Sa mund të paguani?
Vendosni shumën maksimale të parave që do harxhoni. Pas kësaj ju mund të filloni negociata për të ulur çmimin.
Provoni makinën
Vëreni me kujdes
▪ Akselerimin
▪ Shikueshmërinë (fenerët)
▪ Zhurmën e makinë
▪ Ndërrimin e marsheve (nëse ndërrohen shpejt dhe lehtë)
▪ Frenat
▪ Frenat e dorës (problemi kryesor tek kontrolli teknik në Shqipëri)
▪ Kthesat që merr makina ▪ Amortizimin ▪ Kërcitje, zhurma ▪ Bagazhin
Mos u nxitoni dhe sigurohuni që çdo gjë është normale. Mirë është, që ta provoni makinën në një autostradë me shpejtësi p.sh. 90 km/orë. Pas provës kërkoni nga shitësi librin e shërbimeve. Mos blini një makinë që ka bërë aksident, ose ka defekte të dukshme. Edhe nëse ju pëlqen makina, ju mund ta çoni tek një mekanik për më shumë inspektim